Lënda nuk qe që në fillim, Zoti i tha bëhu, dhe ajo u bë
Lënda ngaqë s’qe që në fillim, s’është as e përjetshme, sepse pareshtur shkon drejt asgjësimit (shterjes). “Që në fillim dhe i përjetshëm është Zoti”.
Mosbesimtarët thonë: “Meqenëse Zoti krijoi gjithçka, Atë kush e krijoi?”
Përgjigje: Koka qëndron mbi trup i cili qëndron mbi këmbë, prandaj si rrjedhojë, trupi mban kokën dhe atë e mbajnë këmbët (në gjendje lëvizore). Ja, pra, ekzistenca e Zotit vjen nga vetvetja.
Ai që e bën këtë pyetje nuk e di kuptimin e fjalëve që përdor. Sepse Zot, do të thotë që s’ka lindur, që e ka ekzistencën nga vetvetja dhe që posedon fuqinë për gjithçka. Po të kishte qenë i krijuar, s’do të ishte Krijues, por krijesë.
– Vallë gjithë këto përsosmëri, a ka mundësi të jenë formuar rastësisht?
Brenda në një dhomë ku ndodhen tre libra me numra përsipër e të radhitur sipas radhës, erdhi një fëmijë i verbër, i vetëm. A do të mund ta pranonim që këtë radhitje e ka bërë fëmija i verbër? Po sikur numrin e librave ta rrisim në 20, a do të kishte mundësi që këtë ta kishte bërë një fëmijë i verbër? Po të thoshte dikush që shikon “E kam bërë unë”, besohej. Po të mos ketë diçka të tillë, logjika nuk bindet nga një i verbër.
Në një shtypshkronjë, po të kishte 500 shkronja dhe dikush të vinte dhe t’ju thoshte që fryu era dhe duke i sjellë gjithë germat së bashku u formuan fjalët, p.sh.: gurë, liqen etj., edhe po të ishte e vështirë, do ta pranonit. Po sikur të thoshte pesë fjalë, pastaj një tregim, e pastaj një libër i përkryer poezie, a do ta besonit?
Po të hidheshin përtokë letra mbi të cilat janë shkruar numrat nga 1 deri në 10 miliardë. Kur ky numër bëhet 12, mundësia bëhet 1 në 100 x 100 miliardë. Po meqenëse është njeri i verbër, 20 libra, është e pamundur t’i rendisë sipas radhës, dhe në një shtypshkronjë është e pamundur të shkruhet rastësisht një vepër. Të gjitha këto i pranojmë që nuk ndodhin, atëherë si mund të pranojmë se libri i universit, që është një mrekulli: lulet, pemët, zogjtë, bletët, njeriu, që është krijesa më e zgjedhur mes gjithë gjallesave, yjet, galaktikat dhe sistemet, të jenë një vepër rastësie?! Në univers ka një sistem të krijuar jo rastësisht. Dhe krijuesi i atij sistemi është Zoti.
Dyzetmijë atome formojnë një proteinë (edhe njerëzit me mendje e arsye, për t’i mbajtur në një ushtri e në një rregull, do të nevojitej një komandant, përndryshe çdo njeri do të vepronte sipas dëshirës dhe ushtria do të shpërndahej). A e pranon logjika që 40 mijë atome proteine, pa mendje, të verbër dhe pa arsye, të formojnë një proteinë? Një matematikan zviceran, me llogaritje probabiliteti, që një proteinë të formohej (rastësisht), pati thënë se do të ishte një mundësi 1 përmbi 10 në fuqi 160 milion.
Qeliza e njeriut formohet nga proteina të ngjeshura. Pjesa tjetër e qelizës dhe komponentët e saj, e më tutje, po të hynin të gjitha organet në këtë llogaritje, do të paraqitej një gjendje që s’do mund të shprehej dot me numra nga formimi i rastësishëm (sipas llogaritjeve të probabilitetit). Atëherë, edhe një qelizë e vetme, do bërtiste: Në univers s’do mund të kishte rastësi.
Largësia e tokës nga dielli është 149 milion km. Po të ishte më e madhe, do të ngrinte dhe po të ishte më afër, do të digjeshim. Përqindja e gazrave të ajrit, p.sh., përqindja e oksigjenit është 21%, kjo po të ishte 12%, s’do të ndizej zjarri; po të ishte më tepër, gjithandej tokën do ta përfshinin flakët. Pjerrësia e tokës, është 230 27’;nëse do të ishte më e pjerrët, njëra nga anët do të jetonte vetëm verë, dhe ana tjetër dimër. Për shkak të pjerrësisë, përjetohen të gjitha stinët. Po të afrohej hëna rreth nesh, ujërat e deteve do të ngriheshin dhe po të ishte më larg, meteorët që bien mbi të do të binin mbi tokë. A nuk na tregojnë të gjitha këto për një Rregullator?!