Kafshët të cilave u hahet mishi
Në çdo fe ka ligje në lidhje me ngrënien apo jo të mishit të kafshëve. Disa prej tyre kanë shkuar në ekstrem ndërsa disa të tjera, i kanë ngushtuar së tepërmi kufijtë e të ndaluarës. Në fenë islame për kafshët të cilave u hahet mishi janë vendosur parime të përgjithshme, ato që janë bërë haram përmenden ndërsa të tjerat me kusht që të jenë të pastra është bërë e ditur se ato janë hallall për t’u ngrënë. Në Kuran nuk janë përmendur në veçanti dhe të ndarë emrat e mishrave që janë bërë hallall, por duke na rikujtuar mirësitë e Allahut dhe domosdoshmërinë që i duhet një myslimani për t’u ushqyer me gjëra që i kanë hije atij, është shprehur me fjalët “Hani nga ushqimet e mira dhe të pastra që u janë lejuar” (Bekare 2/172, Araf 7/32). Më shumë është vënë theksi tek kafshët që u hahet mishi si: Delja, deveja, kau (behimetul en’am), etj. Allahu i Cili i mundësoi njeriut ushqimin e mishit të kafshëve i mësoi atij edhe mënyrën se si të përfitojë si dhe bëri hallall të ngrënët e mishit “të pastër të tyre”. Nga ana tjetër, përveç sqarimeve që Allahu i Madhëruar ka bërë në Kuran edhe Profeti ynë me anë të mësimeve nga Allahu, ua ka mësuar myslimanëve edhe se mishi i disa kafshëve është i ndaluar për t’u ngrënë. Ashtu siç shprehet edhe Kurani ç’do gjë në tokë është krijuar për njeriun (Bekare 2/29). “Allahu ka vënë në shërbimin tuaj ç’ka gjendet në qiej dhe në tokë të gjitha janë prej Tij” (Xhathije 45/13). Është bërë e qartë se gjërat e mira dhe të pastra janë bërë hallall “Sot u janë lejuar gjërat e mira dhe të pastra” (Maide 5/5). Ndërsa gjërat e pista janë bërë haram. “I Dërguari (s.a.s.) do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat, do t’ua lejojë të mirat dhe do t’ua ndalojë të këqijat” (Araf 7/157).
Një ndër begatitë e panumërta që Allahu i ka dhënë njeriut janë kafshët. Njerëzimi gjatë gjithë historisë i ka përdorur ato si mjete udhëtimi dhe transporti; ka përfituar nga mishi, qumështi e lëkura e tyre. Kurani nga njëra anë tregon mundësinë e përfitimit nga ato që janë të pastra dhe hallall, nga ana tjetër duke përmendur dhe numëruar të ndaluarat, shprehet se janë hallall të tjerat përveç tyre, gjë të cilën do ta trajtojmë më vonë. Pas këtyre sqarimeve dëshirojmë të përmendim kafshët mishi i të cilave është hallall.
Kafshët tokësore
Kafshët për të cilat unanimisht pranohet se mishi i këtyre kafshëve të ngrënshme është hallall.
- Llojet e kafshëve shtëpiake si delja, dhia, bualli, gjedhët, deveja, lepuri, pula, gjeli, pata, gjeldeti, rosa, etj.
- Kafshët e egra si: dreri, sorkadhja, dhia e egër, bualli, zebra.
- Zogjtë si pëllumbi, trumcaku, thëllëza, gargulli, zogjtë peshkngrënës, etj.
- Të gjithë llojet e zogjve të egër të cilët nuk ushqehen duke gjuajtur me thonj dhe kthetra, si dhe zogjtë që nuk ushqehen me ngordhësirë dhe ndyrësirë.
- Për arsye se karkaleci është përmendur në sunet si ushqim, ekziston një ligj i veçantë dhe futet në grupin e kafshëve të lejuara, hallall (Buhari, Dhebaih 13, Muslim, Dhebaih 52).
- Mishi i kalit është hallall sipas të katër medhhebeve. Sipas Ebu Hanifes është tenzihen mekruh.
Kafshët ujore
Të gjithë kafshët ujore që bëjnë pjesë në llojin e peshqve që jetojnë në det hahen. Në Kuran thuhet se “gjahu i detit dhe ushqimet e nxjerra nga deti janë hallall” (Maide 5/96, Fatir 35/12). Profeti paqja qoftë mbi të i është përgjigjur me këto fjalë një pyetje në lidhje me detin: “Uji i tij është i pastër, i vdekuri në të është e pastër”.[1] Për kafshët që jetojnë në ujë bashkë me ajetin dhe hadithin e mësipërm, për çështjet që nuk ekzistojnë ligj themelor është Mubah, lejimi i ngrënies së tyre.
Kafshët ujore mund të ndahen në dy grupe.
- Speciet e peshqve:
Ç’do lloj (specie) peshku është hallall. Duke mos patur rrjedhe të gjakut, nuk është e nevojshme therja nga qafa. Sipas Hanefive, nuk lejohet ngrënia e peshqve të ngordhur që kanë dalë në sipërfaqe.
- Gjallesat e detit që janë jashtë llojit të peshqve:
Sipas Hanefive ngrënia e kafshëve të detit si: midhja, breshka, gaforrja nuk është hallall.
Kafshët që jetojnë edhe në tokë edhe në ujë
Nuk janë hallall të hahen që në ujë si: Bretkosa, breshka, gaforrja dhe gjarpri e krokodili.
Qumështi dhe vezët e kafshëve janë sipas ligjeve dhe kushteve të mishit të tyre. Qumështi dhe vezët e kafshëve që u hahet mishi është hallall, ndërsa kafshëve që nuk lejohet ngrënia e mishit të tyre nuk u hahet as qumështi e as vezët.