Kush shpërndan ujë, pi i fundit

Nga një transmetim i Ebu Katades r.a Profeti s.a.s ka thënë: “Një njeri që i shpërndan ujë një grupi, vetë pi i fundit.”[1]

Ndërsa në një transmetim tjetër, shërbëtori i Profetit, Enesi r.a, tregon: Profeti s.a.s po i jepte ujë shokëve të tij.

“O i Dërguari i Zotit! Pi vetë njëherë!”, iu drejtuan shokët. Profeti s.a.s iu përgjigj:

“Ai i cili shpërndan ujë një grupi, pi i fundit.”[2]

 

[1]Muslimi 1/472; Ebu Davudi 2/364.

[2]Tirmidhiu 4/307; Ibn Maxhe 2/1135; Ahmed b. Hanbel, 4/382.

Postime të ngashme