Kush e përkujton vërtet Allahun?
Ibn Xheuzi ka thënë: “Personi që e përmend vërtet Allahun nuk është ai që me gjuhën e tij thotë “subhanallah” dhe “elhamdulilah”, ndërkohë që zemra e tij insiston të bëjë mëkate. Përkundrazi, personi që e përmend vërtet Allahun është dikush, që sa herë që ka si synim ta kundërshtojë Allahun, do të kujtojë Ditën kur do të qëndrojë para Tij, njohësit të së fshehtës.”