Kush e ka obligim shkuarjen në Haxh?

Për t’iu bërë Haxhi obligim një muslimanit duhet t’i përmbushë këto kushte:

1- Të jetë musliman, sepse ai që s’është musliman asnjë vepër nuk i kërkoeht, pasiqë nuk pranohen veprat pa iman.

2- Të jetë i mençur, sepse nga i çmenduri nuk kërkohet asnjë obligim.

3- Të jetë i moshëritur, domethënë të ketë hyrë në bylyg, sepse i mituri nuk obligohet me asgjë. Pejgamberi (s.a.s) thotë:

“Është ngritur lapsi nga tre njerëz: çmenduri derisa t’i vijnë mednët, nga ai që është në gjumë derisa të zgjohet dhe nga foshnja derisa të hyjë në bylyg”. (Ahmedi, hadithi sahih).

4- Mundësia, që nënkupton ushqim, mjet udhëtimi, shëndet dhe siguri gjatë rrugës. Përndryshe nuk e ka obligim, sepse është e kushtëzuar me “për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo”.

Haxhi është obligim një herë në jetë. Në këtë gjë janë të një mendimi mbarë dijetarët mysliman.

Pejgamberi (s.a.s) u mbajti hutbe njerëzve e u tha: “All-llahu ua ka bërë obligim haxhin. U ngrit një njeri dhe tha: për çdo vjet? Pejgamberi (s.a.s) heshti derisa ai e përsëriti këtë pyetje tre herë. Pastaj tha: “Po të thoja po, do të bëhej obligim, kurse ju nuk do ta kryenit këtë obligim. Atë që e lë unë lëreni edhe ju, sepse ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar duke i pyetur dhe duke polemizuar shumë me pejgamberët e tyre. Kur të ju urdhëroj për ndonjë gjë, veproni sa të keni mundësi, kurse kur të ju ndaloj nga ndonjë vepër, largohuni sa të keni mundësi”. (Muslimi).

Pejgamberi (s.a.s) thotë:

عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ وَالْفَضْلِ أَوْ أَحَدِهِمَا عَنِ الْآخَرِ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : (( مَنْ أَرَادَ الْحَجَّ فَلْيَتَعَجَّلْ فَإِنَّهُ قَدْ يَمْرَضُ الْمَرِيضُ وَتَضِلُّ الرَّاحِلَةُ وَتَعْرِضُ الْحَاجَةُ ))

“Kush dëshiron të bëjë haxhxh le të nxitojë, sepse mund të sëmuret, ose ta humb mjetin bartës ose t’i del ndonjë punë”.

Mirëpo ai i cili ka mundësi është shumë e pëlqyeshme që të shkojë në çdo pesë vjet.

Pejgamberi (s.a.s) thotë:

(( إن الله يقول : إن عبداً أصححت له جسمه و وسعت عليه في المعيشة تمضي عليه خمسة أعوام لا يفد إلى لمحروم ))

“All-llahu thotë: robit të cilit i kam dhënë shëndet dhe ia kam zgjëruar rizkun, nëse i kalojnë pesë vjet pa ardhur te Unë, le ta dijë së është i privuar”.

 

 

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: