Vlera e Haxhit në Kur’an dhe Sunnet

Allahu, xh.xh, thotë: “Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar; ai që e obligon veten të kryejë haxhin, nuk duhet të ketë marrëdhënie me gruan dhe as nuk duhet të bëjë grindje e sharje. Ndërkaq çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Dhe furnizohuni me gjërat që u nevojiten për rrugë, e furnizimi më i mirë është të largoheni nga të lypurit (në haxhillëk). Prandaj druani prej Meje or mendar! (El Bekare; 197).

Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut.” (El Bekare; 196).

Allahu i ka obliguar njerëzit, ata që kanë mundësi t’i përballojnë rrugës, ta vizitojnë (haxhillëk) këtë Faltore.” (Ali Imran; 197).

Dhe ftoi njerëzit në haxhillëk, do të vijnë ata ty – në këmbë dhe (duke shaluar) në çfarëdo deve; duke ardhur prej të gjitha viseve të largëta. Që të prezentojnë në dobitë e tyre dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e njohura (të therrjes së kurbanit) – të shtazëve me të cilat i ka furnizuar Ai. E, hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!” (El Haxh: 27-28).

Transmeton Ibn Omeri (r.a), se ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut s.a.s, duke thënë; “Është ngritur Islami mbi pesë shtylla; 1. Dëshmia se nuk meriton askush të adhurohet me të drejtë pos Allahut, xhele ue ala dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij. 2. Falja e namazit. 3. Dhënia e zekatit. 4. Kryerja e Haxhit dhe 5. Agjërimi i ramazanit. (Mutefekun alejhi).

Transmeton Ebu Hurejra (r.a), se i dërguari i Allahut (s.a.s), ka thënë; “O ju njerëz! U është bërë obligim haxhi, andaj kryeni atë! Një njeri tha; A çdo vit, o i dërguar i Allahut, e përsëriti tre herë! I dërguari i Allahut, (s.a.s), tha; Sikur t’u thosha po, do t’u obligohet, por nuk dot mundit ta kryenit atë çdo vit.” (Muslimi).

“Haxhi është obligim vetëm njëherë gjatë jetës, nëse dikush e kryen më shumë se njëherë, atij i llogaritet si vullnetarë.” (Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe).

Transmeton Ebu Hurejra (r.a), se e pyetën të dërguarin e Allahut, Muhamedin (s.a.s), se cilat janë veprat më të rëndësishme? Tha; Besimi në Allahun dhe në Pejgamberin e Tij. Më pas e pyetën prap; E pastaj cila? Tha; Lufta në rrugën e Allahut. Prap u pyet; E pastaj cila? Tha; Haxhi që kryhet sipas normave (dispozitave sheriatike), pa gabime dhe që pranohet tek Allahu.” (Buhariu).

“Shpejtoni në kryerjen e haxhit, ngase ju nuk e dini se çka do t’ju ndodhë nesër.” (Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Albani e saktësoi në; Irvaul Galil, 990).

Transmeton Ebu Hurejra (r.a), se i dërguari i Allahut (s.a.s), ka thënë: “Ai i cili e kryen haxhin dhe nuk ofendon e as nuk shkakton grindje, i tilli do të kthehet nga haxhi sikurse atë ditë kur e ka lindur nëna e tij.” (Buhariu; 2/209, Muslimi; 1350).

Transmeton Ebu Hurejra (r.a), se i dërguari i Allahut (s.a.s), ka thënë; “Umreja deri në umren tjetër është shlyese për mëkatet që janë bërë mes tyre, kurse për haxhin mebrur (të pranuar) nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.” (Buhariu; 1773, Muslimi; 1349).

Transmetohet se Aisheja (r.a), ka thënë; E pyeta të dërguarin e Allahut se a ka xhihad për gratë? Tha; “Po ka xhihad për gratë, xhihad në të cilin nuk ka mbytje dhe dyluftim; Ai (xhihad për gratë) është haxhi dhe umreja.” (Ibn Maxhe, Ibn Haxheri e saktësoi: Bulug el Meram; 728).

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: