Kur’ani dhe shkenca: Transmetimi i aromave

“Ndërsa kur karvani u largua nga (Egjipti për në Kenan) babai (Jakubi a.s.) i tyre tha: vërtet që e ndiej erën e Jusufit.” (Jusuf/94)

Për të shprehur kuptimin e aromës këtu është përdorur termi “ruh”. Ndërsa rîh do të thotë erë. Nga ky kuptim, ka mundësi që ardhja e aromës të jetë me valët elektronike dhe jo me lëvizjen masive të ajrit. Duke ndjekur fushën e kimisë dhe fizikës atomike, shikojmë se është e mundur që me një ligj më të detajuar se ai i transmetimit të zërit, të përfitohet nga zotërimi i fuqisë dhe lëvizjes.

Në të vërtetë, ndjenja e Jakubit (a.s.) më shumë se shkencore është mrekulli. Por nga ajo çka kuptojmë nga fraza e ajetit, është arritja e kësaj arome bashkë me erën në momentin që karvani i lajmit të mirë që mbartte me vete këmishën niset nga Egjipti. Dhe kjo tregon për ekzistencën e një ligji të fshehtë të lëvizjes së aromës në ajër pa tela, njëlloj si rrufeja.

Postime të ngashme