Kur’ani dhe shkenca: Të ikësh në hënë është e mundur

Në ajetin 33 të sures Rrahman: “O grupim i xhindëve dhe i njerëzve, po patët fuqi për të kaluar përtej hapësirës së qiejve dhe të tokës, atëherë kalojini! Por ju kurrë nuk do të mundeni t’i kaloni përveç me fuqi (nga Allahu).”, tregohet në përgjithësi për mundësinë e udhëtimit në hapësirë. Domethënë, edhe nëse për momentin nuk është e mundur të shkohet në planetët dhe galaktikat e tjera, në të ardhmen, kur të përmbushen mundësitë, mund të realizohet një udhëtim i tillë. Për t’i shpëtuar forcës tërheqëse të tokës nevojitet një shpejtësi larguese prej 40.000 km në sekondë. Në vazhdimin e ajetit: “Cilën nga mirësitë e Zotit tuaj e mohoni?”, tregohet se Zoti në të ardhmen do ta japë këtë mundësi.

Ajetet 18, 19, 20 të sures Inshikak, shpjegohen kështu në një vepër: Pasha hënën kur vjen e plotë! Ju, patjetër që do udhëtoni nga një stacion (shkallë) në stacion. Ç’po ndodh me ta, pse nuk besojnë? Në ajet, për daljen e hënës është përdorur fjala ‘ittisak’. Kjo fjalë ka kuptimin e mbledhjes dhe rrumbullakosjes në hënë të plotë.

Le t’i hedhim një sy fjalëve të thëna mbi këtë çështje në 1927: “Dhe tani, ti o filozof i urtë, që ke hyrë brenda një pike me dylbitë e mendimit tënd sa një pikë, e me shkallën tënde të filozofisë u ngjite deri në hënë. Hyre brenda saj. Shikoje, hëna në vetvete është terr, errësirë. S’ka as dritë, as jetë. Puna jote vajti bosh, dija jote shkoi pa vlerë.

Në tefsirin e tij, Hamdi Yazër Elmallë, i komenton në këtë mënyrë ajetet e lartpërmendura: Duke u betuar në ittisak-un e hënës, domethënë në kohën kur ajo mblidhet e bëhet e rrumbullakët, thuhet:

“Patjetër që ju do ngjiteni nga shkalla në shkallë”

Sipas leximit të “Leterkebenne”, urdhri i parë është për Profetin (s.a.s), i cili në ngritjen e tij në Miraxh, natën e Isra-së, u ngjit nga qielli në qiell, nga grada në gradë, nga posti në post, derisa iu afrua pranisë hyjnore. Sipas ibn Abasit dhe ibn Mesudit, ky përgëzim është pikërisht për të.

Në tasavuf, në ngritjen shpirtërore të evlijave drejt Arshit, hëna është pranuar si hapi i parë. Dhe kjo korrespondon dhe me hënën e cila qe stacioni i parë që njerëzimi arriti të shkojë në udhëtimin qiellor. Parë në këtë prizëm, pjesët që shkëputëm nga veprat e mësipërme të bëjnë të mendohesh.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: