Kur’ani dhe shkenca: Ajete mbi njeriun dhe krijimin e tij
NJERIU NGA TOKA
“Dhe nga treguesit e Tij është se Ai ju krijoi ju prej dheu.” (Rrum/20)
Shkenca e ka vërtetuar se thelbi i trupit të njeriut përbëhet nga karboni, oksigjeni, hidrogjeni, squfuri, fosfori, azoti, kalciumi, magneziumi, bakri, jodi, fluori, kobalti, zinku, siliciumi, alumini etj. Ajetet 49, 50, 51 të sures Isra hedhin dritë mbi këtë çështje: “Dhe thonë: çfarë?! Kur të jemi eshtra e thërrime vërtetë që do të ringjallemi për të qenë një krijim i ri? Thuaj (O Muhamed): Në daç qofshi gurë apo hekur…”
A nuk ka hekur në trupin e njeriut? Cili është shkak për ngjyrën e kuqe që ka gjaku ynë? Mineralet a nuk janë nëna e tokës?
FAKTORI PËRCAKTUES I GJINISË
“A mendon njeriu se do të lihet i harruar? A nuk qe ai një lëng i ngjizur e i derdhur (spermë)? Pastaj u bë një gjak i mpiksur pastaj (Allahu) i dha trajtë dhe formë atij në përpjesëtimin e duhur. Dhe bëri prej saj çiftin, mashkullin dhe femrën.” (Kijame/36-39)
Nga fraza e ajetit kuptojmë se faktori mashkull femër i përket spermës së mashkullit. Ja, një e vërtetë shkencore që u vërtetua vetëm në shekullin e XX.
TRE ERRËSIRAT NË BARKUN E NËNËS
“Ai ju krijon ju në barkun e nënave tuaja krijim pas krijimi nën tri perde errësire.” (Zumer/6) E vërteta shkencore që flet për tri errësirat u kuptua tani vonë. Gjinekologjia thotë se mitra e nënës është e rrethuar me tre cipa që nuk futin brenda ujë, dritë dhe nxehtësi. Këto janë cipat MUHBAR që s’lejon ujin; AMNIONI që s’lejon dritën dhe KORIONI që s’lejon nxehtësinë.
SHENJAT E GISHTËRINJVE
“A mendon njeriu se Ne nuk do t’i mbledhim eshtrat e tij? Po sigurisht! Ne jemi të zotë t’i vendosim e t’i rendisim në mënyrë të përkryer shenjat e gishtave të tij.” (Kijame/3-4). Në këtë ajet krahas organeve të tjera të njeriut, të tërheq vëmendjen përmendja e gishtave.
Majat e gishtave kanë ndarje të vogla të veçanta ku asnjëri s’ngjan me tjetrin. Veçoritë e shenjave të gishtërinjve nuk njiheshin deri në shekullin e XVIII. Në vitin 1844, Anglia pranoi zyrtarisht shenjën e gishtave si shenjën njohëse dhe dalluese më të mirë midis personave. Këto dredhëza tek mollëzat e gishtave pranohen nga mjekësia se nuk ndryshojnë gjatë gjithë jetës së njeriut.