Kurani, burim i lartësimit të popujve

Njerëzit e përcaktojnë fisnikërinë dhe dinjitetin e tyre nga virtytet e origjinës së tyre, familjes dhe gjëra të ngjashme si këto. Kurani është burim i fisnikërisë për një popull, nëse ata e lexojnë, e kuptojnë dhe veprojnë sipas porosive të tij. Pra çdo gjë që është e lidhur me Kuranin jep veçse nder dhe lavdi për një popull.

Kurani është fjala e Allahut dhe Urdhri i Tij. Dinjiteti i tij dallohet nga të gjitha nderimet e botës, sado të mëdha qofshin ato. Arritjet e kësaj jete, sado të shkëlqyera qofshin, shpejt a vonë humbasin, ndërkohë që shkëlqimi dhe dinjiteti i Kuranit është i përjetshëm dhe i pakufishëm. Madje edhe atributet më të vogla të Kuranit na bëjnë që të jemi krenar, pa llogaritur më të mëdhatë. P.sh. ndërtimet e fjalive, lidhja e mrekullueshme, zgjedhja e drejtë e fjalës, nxjerrja e argumenteve, tregimi për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Dëgjuesi mahnitet nga leximi i tij dhe lexuesi kurrë nuk lodhet së lexuari. Është e zakonshme kur kemi bërë një bisedë të këndshme, e sjellim nëpër mend shumë herë, ose kur shkruajmë një letër dhe ne jemi shumë entuziast, duke e lexuar atë ndoshta edhe 20 herë. Nga ana tjetër, nëse mësojmë përmendësh një varg Kurani dhe e lexojmë atë 100 herë, 400 herë a më shumë, duke vazhduar deri në fund të kësaj jete, ne nuk do ta humbasim asnjëherë interesin. Dhe nëse diçka na pengon për ta bërë këtë, ajo do të jetë e përkohshme. Sa më shumë lexojmë Kuran, aq më e madhe do të jetë kënaqësia dhe forca që marrim prej tij…

Postime të ngashme