Mirënjohja dhe fisnikëria

Që të përmbushësh kuptimin e jetës, përskaj dëshirës për të Vërtetën, duhet të ecësh në rrugën që të çon tek kjo e Vërtetë, në rrugën që çon drejt shpëtimit dhe lumturisë së përjetshme.

Por njeriu nuk mund ta arrijë këtë, nëse nuk gëzon dy cilësi; dorëzimi ndaj Vullnetit të Zotit dhe mirëbesimi në Caktimin e Zotit. Këto dy cilësi lindin dy virtyte; mirënjohjen dhe fisnikërinë.

Mirënjohja ndaj Zotit do të thotë të vlerësosh vlerën e asaj që Zoti na dhuron, duke përfshirë dhe mirësitë që janë rrugës për te ne. Ndërsa mirënjohja ndaj njerëzve është të vlerësosh rëndësinë e atyre sendeve që na dhurojnë të tjerët, përfshirë edhe natyrën që na rrethon, pa harruar se këto janë dhurata prej Zotit.

Fisnikëria ndaj Zotit, nëse do të mund të thuhej kështu, është t’ia falim veten tonë me Zotit me sinqeritet. Fisnikëria ndaj njeriut është t’ia falim veten tonë të tjerëve, përmes shpirtbutësisë dhe bamirësisë, në të gjitha format e saj.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: