Ai bën për të qeshur dhe bën për të qarë

Allahu i Gjithëdijshëm mbolli te njeriu cilësinë e të qeshurit dhe të të qarit. E qeshura dhe e qara janë prej të fshehtave të organizmit të njeriut dhe paraqiten në këtë aparat të ndërlikuar të strukturës psikike.

Te njeriu ngërthehen së bashku faktorët psikikë dhe organikë dhe krijojnë të qeshurit dhe të qarët. Pra, Allahu i Plotfuqishëm krijoi te njeriu shkaqet për të qeshur dhe për të qarë. Shpesh, ajo që të ka bërë të qash një ditë më parë, sot të bën për të qeshur. Kjo nuk është pasojë e çrregullimeve apo e ngacmimeve, por rrjedhim i gjendjeve psikike, i motiveve dhe i vlerave që në ndjenjat e njeriut nuk mbesin gjithmonë në gjendje të njëjtë.

Allahu i Madhërishëm bën që njerëzit në një çast të qeshin e të qajnë, gjithnjë sipas rrethanave që veprojnë tek ata.

Kohëve të fundit, shkencëtarët zbuluan se në pjesën temporo-parietale të trurit ndodhet qendra me madhësinë e një arre, nga e cila vijnë impulset për të qeshur dhe për të qarë. Kur kjo qendër dëmtohet, njeriu qesh ose qan pa i kontrolluar ndjenjat e tij. Pra, këtë qendër Allahu i Madhërishëm e krijoi në trurin e çdo individi dhe vetëm Ai e ka kontrollin mbi të.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: