Kur Omeri (r.a) qan për “gabimet” e Said b. Amir
Kur Omeri (r.a) mëson se Said b. Amir ishte një person i dashur nga të gjithë, fillon të pyesë ndër njerëz nëse ka ndonjë gabim ose të metë. Kur njerëzit i përmendin katër gabimet e tij, Omeri (r.a) e urdhëron Hz. Saidin të shkojë në Medine. Kur arrin në qytet Omeri (r.a) e merr në pyetje dhe i thotë; O Said dëgjova se paske bërë disa gabime, a janë të vërteta këto? Detyrën tënde e fillon jo direkt pas namazit të sabahut, por paradite. Mbrëmjeve nuk del të takohesh me njerëzit fare. Një ditë në javë nuk del fare nga shtëpia, mbi të gjitha nuk pranon të takohesh me njeri.
Kur të thonë që Hubejdi (r.a) ka rënë shehid bie pa ndjeja dhe nuk përmendesh?
Saidi (r.a) fillon të përgjigjet për pyetjet që i ishin drejtuar dhe thotë: O prijësi i besimtarëve arsyeja që unë shkoj vonë në detyrë është, sepse në shtëpi kam gruan e sëmurë dhe kështu unë pasi bëj punët e shtëpisë, përgatis brumin e bukës dhe pasi marr abdes dal menjëherë nga shtëpia për në detyrë.
Arsyeja e cila nuk takohem me njerëzit natën është sepse unë gjatë gjithë ditës merrem me punët dhe shërbimet e njerëzve, ndërsa natën e ndaj për adhurim ndaj Zotit, kështu bëj dhe vetëllogari për vendimet që kam marrë, e nëse kam gabime ato i rregulloj më pas.
Arsyeja që nuk dal një ditë në javë dhe nuk takohem me njeri është se unë kam vetëm një rrobë, atë ditë e laj dhe pres derisa të thahet.
Arsyeja e humbjes së ndjejave kur kujtoj rënien dëshmor të Hubejd b. Adij’it (r.a) është sepse unë kam qënë prezent në momentin kur ai është varur nga mushrikët, por edhe pse isha aty nuk bëra asgjë, sepse isha akoma mosbesimtar. Tani e kuptoj sa besim të fortë kishte ai, nga trimëria dhe pasytrembëria që tregoi përballë tyre. Bie pa ndjeja nga mërzia që nuk arrita ta ndihmoj.
Pas përgjigjes që mori Omeri (r.a) filloi të qajë dhe i thotë Hz. Said’it sa të paska lartësuar frika ndaj Allahut, të paska bërë një ndihmës të dobishëm ndaj popullit.
Pas kësaj ndodhie Said’i (r.a) kërkon nga halifja të heqi dorë nga detyra e valiut, por ai nuk e pranon këtë kërkesë dhe e dërgon përsëri në detyrën që kishte.
Said b. Amir kujdesej dhe sillej shumë mirë me jomyslimanët që ndosheshin nën mbrojtje e tij. Për këtë arsye jomyslimanët e Shamit ishin shumë të kënaqur me sjelljen e tij.
Kur Omeri (r.a) merr këtë lajm e pyet për Hz. Said’in (r.a); Cila është arsyeja që populli e do kaq shumë atë? Kur merr përgjigjen se ai ishte bashkëvuajtës në hallet e njerëzve Omeri (r.a) u gëzua shumë.
Të ndejurit afër të varfërve dhe ndihma ndaj tyre ishte nga cilësitë më dalluese të Said’it (r.a). Ai i donte të varfërit më shumë se vetja, këtë e tregonte kur çdo gjë që kishte ja shpërndante atyre dhe për vete nuk mbante asgjë tjetër veç nevojave që kishte. Kur e pyesnin se cila ishte arsyeja e kësaj bujarie, ai përgjigjej gjithmonë duke përmendur një hadith të Profetit (a.s) ku thotë: “Të falësh diçka do të thotë ta japësh pa tu kërkuar, pasi nëse të kërkohet ajo nuk quhet më dhurim, por përgjigje ndaj kërkesës.
Abdurrahman Kast transmeton nga Said b. Amir se Profeti (a.s) ka thënë: ” Të varfërit e Muhaxhirëve do të hyjnë në xhenet dyzet vjet para njerëzve të tjerë.”