Kujdesi për fëmijët…

Kujdesi për fëmijët…

Për të mënjanuar vesin e të gënjyerit, prindërit duhet të jenë në lidhje të vazhdueshme me fëmijët, të kenë dijeni mbi sjelljen dhe veprimtarinë në rrethin e tyre, në familje dhe në shkollë.

Në themel të gënjeshtrave të fëmijëve janë marrëdhëniet negative, që krijohen në mjedisin rrethues.

Zakonisht fëmijët që kanë frikë apo kur ndodhen përpara një gjendje të vështirë, gënjejnë dhe pa e kuptuar dhe kjo mënyrë te vepruari kthehet në ves.

Prindër! Kini kujdes! Nëse do t’u besoni të gjitha gjërave që thotë fëmija, do të bëni një gabim të madh, sepse fëmija do të mendojë se duke gënjyer, mund të mbyllet çdo problem dhe do të vazhdojë të gënjejë edhe më tutje. Kjo gjë do të jetë në dëm të tij, gjatë gjithë jetës.

Postime të ngashme