Kujdes nga shoqërimi i njerëzve që e bëjnë këtë botë qëllimin e tyre përfundimtar…
Sufjan Theuriu e këshilloi në këtë formë njërin nga nxënësit e tij:
Shoku yt duhet të jetë ai që të pengon të preokupohesh me gjërat e jetës së kësaj bote, të cilat të largojnë nga Allahu. Duhet të jetë ai që të bën ta dëshirosh fort dhe të punosh shumë për Ahiretin.
Kujdes nga shoqërimi i njerëzve që e bëjnë dynjanë qëllimin e tyre, ata që janë të përfshirë në të folurit për jetën e kësaj bote; me të vërtetë ata do të prishin fenë dhe zemrën tënde.
Kujtoje shumë vdekjen, kërko shumë falje nga ajo që ka kaluar nga mëkatet e tua dhe kërkoji Allahut siguri për atë që mbetet nga jeta jote.
[Hiljetul Awlijaa Vol. 7 Fq. 82]