Ç’do të ndodhë me banorët e Xhenetit?
Kur njerëzit e Xhenetit do të ribashkohen, ata do të kujtojnë të gjitha kohët që kanë folur për Xhenetin në këtë botë. Ata do të shikojnë prapa dhe do të qeshin, sa e shkurtër ishte jeta, dhe pastaj do të buzëqeshin, sepse i bukur është vendbanimi i tyre i fundit.
Njerëzit e parajsës do të kenë gjithçka që dëshirojnë. Një hap në Xhenet dhe ata nuk do të kujtojnë asnjë dhimbje. Ata do të thonë se nuk kanë vuajtur kurrë, do të thonë se nuk kanë qarë kurrë.
Një zhytje në Xhenet…
Ah sa shumë e dëshirojmë atë moment. Në momentin kur ribashkohemi, përqafojmë edhe një herë të dashurit tanë. Ne i harrojmë të gjitha dhimbjet dhe falënderojmë Allahun për të gjitha sprovat!
Sa e çuditshme duket, që këto teste të cilat sot peshojnë një ton në gjoksin tonë, një ditë do të na lartësojnë. Na lartësojnë aq shumë saqë do ta falënderojmë Allahun për to. Ne do ta falënderojmë Atë që na sprovoi, që na deshi dhe që na dha më shumë nga sa mund ta imagjinonte dikush.
Një vend i përjetësisë, i gjerë, i bukur, paqësor…
Çdo gjë që dikush mund të dëshirojë.
Jini të durueshëm, o robër të bukur të Allahut, sepse Zoti ynë është më i Mëshirshëm se sa një nënë ndaj fëmijës së saj!