A e ka falënderuar Zotin sot për…?
– Zgjimin në mëngjes.
– Fjetjen e sigurtë, duke pasur një çati mbi kokë.
– Hapjen e syve dhe shikimin.
– Të qenit në gjendje të ulesh pa ndonjë vështirësi.
– Mundësinë për t’u çuar në këmbë.
– Aftësinë për të ruajtur ekuilibrin pa ndonjë vështirësi.
– Ecjen në banjë.
– Lehtësimin e vetes nëpërmjet kryerjes së nevojave personale.
– Larjen e dhëmbëve.
– Dushin.
– Përdorimin e ujit të pastër.
– Të kesh zgjedhje se çfarë të hash për mëngjes.
– Ose të vendosni të mos hani mëngjes për çfarëdo arsye.
– etj etj etj
– Dhe, a e falënderove Zotin tënd për faktin që po e falënderon Atë?
Mirënjohja nuk është vetëm të jesh mirënjohës për gjërat e mëdha. Edhe pse është e rëndësishme t’i njohim kur të ndodhin, janë gjërat e vogla që ne shpesh i marrim si të mirëqena, që në të vërtetë kanë ndikimin më të madh në jetën tonë. Megjithatë, ne rrallë marrim një moment për të ndaluar dhe reflektuar mbi to.