Krijimi i pemës, një mrekulli e vërtetë

Ne shohim pemë çdo ditë dhe kudo… A keni menduar ndonjëherë se si arrin uji në gjethen në majë të degës së një peme të lartë? Ne mund të kemi një kuptim më të qartë për këtë, po të bëjmë një krahasim. Është e pamundur që uji të ngjitet në katet e larta, pa pasur një pompë. Prandaj edhe te pemët duhet të ketë një sistem pompimi, përndryshe uji nuk do të mund të arrinte trungun e pemës dhe degët e saj shumë shpejt do të thaheshin.

Allahu e ka krijuar çdo pemë me të gjitha pajisjet e nevojshme. Përveç kësaj, sistemi ujor në shumë pemë është shumë më i sofistikuar, po të krahasohet me banesat ku jetojmë ne. Një çështje tjetër ka të bëjë me gjethet. Dikush që mendon për gjërat që nuk i sheh, kur shikon mbi një pemë, i konsideron gjethet si forma të thjeshta, të cilat është mësuar t’i shohë gjithnjë ashtu. Ai mendon për gjëra të ndryshme, gjë që nuk ndodh te shumica e njerëzve.

Gjethet p.sh. janë shumë të brishta, megjithatë ato nuk thahen nga vapa përvëluese. Kur një njeri rri jashtë në një temperaturë prej 40 gradë C, për pak kohë ngjyra e lëkurës së tij do të ndryshojë dhe ai fillon të vuajë nga dehidratimi. Ndërsa gjethet edhe në këtë nxehtësi përvëluese mbeten të gjelbra, pa u djegur për ditë me radhë, madje edhe për muaj, edhe pse pak sasi uji thithet nëpërmjet “damarëve” të tyre.

Kjo është një mrekulli i krijimit, që na vërteton se Allahu krijon gjithçka me një dituri të pashoqe. Duke menduar për këtë mrekulli të krijimit, ai që beson, edhe një herë mund të shohë fuqinë e Allahut dhe ta kujtojë Atë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: