Ku do ta gjesh gjykimin e çështjeve të tua?

Profeti Muhamed (a.s) caktoi Muadh b. Xhebelin, gjykatës në Jemen. Para se të nisej për të filluar detyrën e re, Profeti (a.s) e pyeti:

-Ku do të mbështetesh në gjykimet e tua?

-Në librin e Zotit, – iu përgjigj ai.

-Po nëse nuk mund ta gjesh përgjigjen aty?

-Do të mbështetem në sunnetin e të Dërguarit të Allahut.

-Po nëse ajo që kërkon, nuk përfshihet as në sunnet?

-Atëherë do të mbështetem në fuqinë e arsyes, që më ka dhënë Zoti.

Profeti (a.s) mbeti i kënaqur nga përgjigjet e Muadhit (r.a) dhe tha: “I Lavdishëm qofti i Madhi Zot, i Cili e ka udhëhequr të dërguarin e Profetit të Tij në rrugën e drejtë.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: