Koha e dhënies së sadekatul fitrit

Sadakatul-fitri ka një lidhshmëri me festën e Bajramit. Prandaj, vaxhib bëhet ditën e parë të Bajramit të Ramazanit (Fitër-Bajramit) në kohën e syfyrit – zbardhjes së agimit të vërtetë. Prandaj, sipas kësaj dispozite, personi që vdes dhe ai që bëhet i varfër ditën e parë të Bajramit të Ramazanit para zbardhjes së mëngjesit, nuk ngarkohen me përgjegjësinë e dhënies së sadakatul-fitrit. Nga ana tjetër, fëmija që lind dhe personi që bëhet mysliman para zbardhjes së agimit ditën e Bajramit, përgjegjësi i tij apo vetë personi e ka për detyrim ta japë sadakatul-fitrin.

Ndërkaq, fëmija i cili lind dhe personi që bëhet mysliman pas zbardhjes së agimit, nuk bëhen përgjegjës për dhënien e sadakatul-fitrit.

Sadakatul-fitri mund të jepet që me hyrjen e muajit të Ramazanit, ndërkaq më mirë do ishte sikur kjo të bëhej në pjesën e tretë të Ramazanit, madje akoma më mirë do ishte sikur të bëhej në natën e 27-të (Natën e Kadrit), ndonëse pranohet dhe më vonë, deri para faljes së namazit të Bajramit. Mirëpo, nëse dhënien e sadakatul-fitrit e vonon pas faljes së namazit të Bajramit, kjo nuk e rrëzon detyrueshmërinë, përkundrazi ai detyrohet me dhënien e saj edhe më pas, duke shfaqur pendim për shkak të vonimit. Dhurimi në kohë të tillë nuk e ka vlerën e sevapit të sadakatul-fitrit, por si të një sadakaje të thjeshtë.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: