Këshilla madhështore e Imam Gazaliut për nxënësin e tij!
Këshilla e dijetarit të madh islam Imam Ebu Muhamed Gazali r.a ndaj nxënësit të tij, i cili kërkonte që mësuesi i tij ta këshillonte.
O bir i dashur dhe shok besnik!
Allahu i lartësuar të dhëntë jetë të gjatë për ta adhuruar dhe për t’iu nënshtruar urdhrave të Tij, dhe të mundësoftë që të ecësh rrugës së të dashurve të Tij.
Dije se të gjitha këshillat e mira janë marrë nga i Dërguari i Allahut paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, e baza e tyre janë fjalët profetike (hadithet) dhe tradita profetike (sunneti). Nëse ke marrë ndonjë këshillë nga fjalët dhe tradita profetike, atëherë nuk të duhet këshillë nga unë. E nëse nuk ke marrë ndonjë nga këshillat e të Dërguarit të Allahut paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, atëherë më thuaj, gjithë këto vite, çfarë diturie ke marrë nga unë?
Libri: Ejuha’l Ueled, Imam Gazali