Jeta pas vdekjes

Ata që nuk besojnë, e vënë në dyshim jetën pas vdekjes. Por Allahu që krijoi njeriun nga balta, nuk e ka të vështirë ta ngjallë atë pas vdekjes.

Njeriu do të ringjallet pas vdekjes dhe Zoti do ta gjykojë për atë që ka punuar gjatë jetës në këtë botë dhe sipas tyre, do ta shpërblejë për veprat e mira dhe do ta ndëshkojë për të këqijat. Xheneti – parajsa si shpërblim dhe Xhehenemi – ferri si dënim.

Ne dhe gjithësia nuk kemi ekzistuar. Allahu na krijoi. Po një ditë ne do të vdesim dhe gjithësia do të shpërbëhet. Më pas, Zoti me madhërinë e Vet do të na ngjallë përsëri. Ky është besimi në jetën e përtejme, pas vdekjes.

Ashtu siç besojmë që ekzistojmë, ashtu duhet të besojmë se do të ringjallemi.

Është gjë e natyrshme të besojmë në Zotin Fuqiplotë, siç është e natyrshme të besojmë në fjalën e Tij, se Ai do të na rikthejë përsëri për të dhënë llogari për këtë jetë.

“Çdo qenie e gjallë do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne! E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t’u bëjmë vend të lartë në Xhenet poshtë të cilit rrjedhin lumenj dhe atje do të qëndrojnë përjetësisht. Sa i mirë është shpërblimi për ata që bënë mirë! Ata, të cilët bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.” (Ankebut, 57-59)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: