Kujdes nga mediokriteti

Ruhuni nga mediokriteti, që është gjëja më e keqe, nëna e çdo mendjemadhësie dhe arrogance, burimi i çdo gabimi, shkak i pafundëm i zgjidhjeve të rrëmbyera, i hamendjeve të thëna si të vërteta, i mendimeve të servirura si dogma.

Mediokriteti nuk di të shohë kurrë, veçse një pjesë të çështjes, një fragment të së vërtetës dhe i beson verbërisht vetvetes.

Inteligjenca e vërtetë shikon tërë çështjen, pranon atë që është e vërtetë në arsyetimet e kundërshtarëve, di të vendosë më mirë çdo gjë në vendin e vet. Është e thjeshtë dhe e arsyeshme, sepse shikon të vërtetën e nuk e lë veten të verbohet nga argumente të pabaza.

Kontrolloni gjithnjë mendimet tuaja. Mos lejoni, që ato të shmangen nga rruga e drejtë.

vetëm ata që vuajnë nga paraliza e shpirtit dhe e vullnetit, janë plotësisht të verbër ndaj gabimeve dhe të metave të tyre dhe përqendrohen vetëm në gjetjen e të metave të të tjerëve. Shpirtra të tillë të varfër, nuk do të jenë në gjendje të pranojnë të vërtetën, të ripërtërijnë shpirtin e tyre…

Postime të ngashme

%d bloggers like this: