Islami dhe “krizat” e njeriut në kohën moderne

Ndryshimet e thella në strukturën e shoqërisë dhe të botës kanë reflektuar dhe në ndryshimet fetare. Bota moderne sot ndryshon shumë prej asaj që ka qenë dikur. Këto dallime dëshmojnë kalimin në një realitet shoqëror tjetër, atë të epokës historike të ardhshme. Koha në të cilën jetojmë mund të cilësohet si periudhë e luftës së njeriut për të gjetur vetveten dhe për të ruajtur origjinalitetin e saj, sepse mjetet e komunikimit bashkëkohor ashtu siç kanë anë pozitive, aq ndikojnë edhe negativisht duke u mundësuar veseve djallëzore që të ushtrojnë influencën e vet mbi njerëzit dhe mbarë shoqërinë. Ballafaqohemi me fenomenin e imitimit të tjerëve dhe shkrirjen e vlerave autoktone pa vetëdije. Imitimi i verbër në çështjet jo produktive është dukuri negative e cila synon tjetërsimin e njeriut dhe kjo sjell dëme të ndryshme për individët dhe shoqëritë. Çdo zhvillim e përparim, apo arritje, sjell me vete edhe ‘krizë’. Njeriu shpeshherë nuk është në gjendje dhe nuk mund të frenojë arritjet e tij, t’i vë ato nën kontroll dhe shërbim të tij, prandaj në vend të sigurisë nga e cila do të sillte përparimi, sjell pasiguri dhe ndikim negativ në shoqëri. Prandaj është e rëndësishme të njihet dhe të vëzhgohet ndikimi i arritjeve dhe i zhvillimeve të reja edhe nga aspekti etik dhe moral.

Zhvillimet dinamike që po ndodhin në thelbin e karakterit të shoqërisë demokratike, dhe sidomos në ontologjinë dhe fenomenologjinë e natyrës së njeriut, tregojnë se është tezë e pandryshuar e vërteta që sa më moderne, shekullare të bëhet jeta e njeriut, sa më e zhvilluar të jetë ajo nga ana materiale, aq më shumë ndihet nevoja e besimit fetar. Sepse ka ca probleme që nuk janë materiale, apo që janë përtej saj dhe që kanë të bëjnë me anën shpirtërore të jetës, e cila për shumë njerëz, bëhet më e pasigurt, e paqartë, dilemë dhe e mbushur me probleme shpirtërore individuale dhe sfida të mëdha sociale. Islami është rruga e natyrshme dhe si rrjedhim është rruga e përjetshme dhe e pandryshuar për ta ndjekur. Ligjet e tij të pandryshuara afirmojnë legjitimitetin e njeriut, dëshirat natyrore e fizike dhe e drejtojnë drejt banesës së fundit të lumturisë dhe haresë. Kur′ani Famëlartë thotë: “Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.”

Të mahnitur pas zhvillimit teknologjik perëndimor, ndër të rinjtë muslimanë u fut shprehja “modern”, që në fakt aludon në atë që nuk është kuptimi i vërtetë i saj, gjegjësisht largimin nga parimet islame. Me fjalë tjera, sipas vokabularit të përdorur në kohën e sotme, të jeshë modern, d.m.th, të jesh në hap me botën perëndimore, dhe jo i përkushtuar në fe. Ata të cilët janë të përkushtuar në fe, cilësohen si të prapambetur, apo në perëndim, të paintegruar.

Kriza e tillë ideore e rinisë, ka shkaktuar që ata edhe ma tepër të largohen nga mendimi Islam duke mos lexuar literaturë Islame që të formojnë mendim të shëndoshë për problemet e ndryshme, madje edhe më e keqja është se këtë e konsiderojnë humbje kohe. Si rezultat i botëkuptimeve të këtilla të gabuara, kanë arritur deri te degjenerimi moral, përgjasimi me të devijuarit e shoqërive perendimore, importimi i atyre dukurive që e kanë ngarkuar realitetin perendimor dhe e kanë sjellur buzë greminës, si që janë: klubet e natës, diskot, filmat amoral, revistat që e promovojnë shthurrjen morale, etj. Nga gjithë ato që përmendëm më lart mund të themi se janë faktorët kryesorë që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin psikologjik tek të rinjtë duke shkaktuar stres, depresion, e deri në vetëvrasje.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: