Ka shenja për ata që besojnë…

 

 

“Ne do t’u tregojmë atyre argumentet Tona në gjithësi dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ky (Kur’ani) është i vërtetë” (Kur’an 41:53). Bazuar në këtë ajet kuranor, Allahu i madhëruar i nxit muslimanët që të vëzhgojnë dhe studiojnë universin në mënyrë që të gjejnë disa nga shenjat e Tij. Për këtë arsye, shumë ajete të Kuranit Fisnik i ftojnë muslimanët të studiojnë natyrën dhe të kërkojnë dituri, dhe kjo është interpretuar si inkurajim për kërkime shkencore. 

Rëndësia e kërkimit të diturisë është theksuar në mënyrë të përsëritur në Kuranin Fisnik me porosi të shpeshta, si p.sh.: 

 “Zoti do t’i lartësojë ata prej jush që besojnë dhe ata që kanë dituri në shkallë të lartë” (Kuran 58:11),  

“O Zoti im! Më shto diturinë” (Kuran 20:114) dhe 

 “Ashtu siç e ka mësuar Zoti, le të shkruajë” (Kuran 2:282).  

Ajete të tilla kuranore ofrojnë një nxitje të fuqishme për cdo mysliman që të përpiqet për edukim dhe dituri. Për më tepër kemi një ajet tjetër kuranor i cili mund të shihet si një frymëzim për përvetësimin e njohurive të reja. 

“Dhe nga dija, ju njerëzve ju është dhënë vetëm pak” (Kuran 17:85), 

Në këtë këndvështrim, sipas studiuesve ka rreth 750 ajete në Kuranin Fisnik që kanë të bëjnë me dukuritë natyrore. Për disa dijetarë myslimanë, studimi i shkencës buron nga El-Teuhidi, që do të thotë se ekziston një harmoni e plotë midis shenjave të Allahut të madhëruar në natyrë, të vërtetuara shkencërisht, dhe fjalëve të Tij në Kuranin Fisnik. Në të vërtetë, Kurani, i cili u shpall katërmbëdhjetë shekuj më parë, përmendi fakte shkencore të zbuluara vetëm kohët e fundit. Në këtë shkrim po paraqesim vetëm 2 nga faktet e shumta shkencore që gjenden në Kuran : 

Uji

Në suren El-Enbia është shpallur: “Ne e krijuam çdo gjallesë nga uji, a nuk besojnë ata?” (Kuran, 21:30) dhe vetëm pas zbulimit të mikroskopit u arrit në përfundimin se të gjitha gjallesat përbëhen kryesisht nga uji – ndërsa në shkretëtirat e Arabisë, gjëja e fundit që një njeri mund të hamendësonte është se e gjithë jeta në fund të fundit erdhi nga uji.  

Mbrojtja e Qiellit

Në suren El-Enbia, Allahu i madhëruar thotë: “Dhe Ne e bëmë qiellin një tavan të mbrojtur, por ata nga shenjat e tij janë larguar” (Kuran 21:32). Është një fakt shkencor se qielli, me të gjitha gazrat e tij, mbron tokën dhe jetën që është e pranishme në të nga rrezet e dëmshme të diellit. Nëse nuk do të kishte një shtresë mbrojtëse, jeta në tokë do të pushonte së ekzistuari pasi temperatura në tokë do të ngrihej në -270,556°C, e njëjtë me temperaturën në hapësirë.. 

 

Postime të ngashme