I dashur Haxhi!

Në këtë urdhëresë fetare këtë vit Allahu xh.sh ndër të tjerë të zgjodhi dhe ty për të kryer këtë ritual kaq madhështor. Si një vëlla musliman që fizikisht (se nuk e di a më është pranuar) e ka kryer pelegrinazhin në vendet e shenjta Islame do doja të të rikujtoja disa pika të rëndësishme që mendoj se do të bëjnë punë.

Unë nuk do të flas për elementë që i takojnë fushës së gjykimeve në fe siç është disiplina e fikhut (jurispudencës islame) por, dy fjalë zemre që të mos shpërdorosh këtë udhëtim jete. Në rradhë të parë ,si në çdo punë që kryen kërkohet ta bësh për hir të Allahut xh.sh por, kjo nuk është një gjë thjesht duke shprehur fjalën : “Bismilah , do e kryej këtë pelegrinazh për Allahun xh.sh” .

Edhe pse kjo ka rëndësinë e saj në të shprehur ,të këshilloj më mirë shih zemrën në është gati me ato ç’ka shprehën organet e të folurit. Vallahi ,nëse i plotëson kushtet e obligimit të Haxhit nga ana fizike e materiale dije mirë se kushti më i domosdoshëm dhe se pa të nuk pranohen veprat te Allahu është ,sinqeriteti . Unë nuk e di se si shpirtërisht ndihet sinqeriteti dhe nuk kam ndonjë formulë të veçantë por, ti bëj përpjekjen tënde personale që ta përjetosh këtë.

Kurani Famëlartë dhe Hadithet Fisnike te Profetit Muhammed s.a.s flasin qartë për kushtin se sinqeriteti është ‘ elementi ‘shpirtëror bazë që një akt adhurimi ose vepër të pranohet e rregullt në konsideratën e Allahut xh.sh .Po të përmend një ajet dhe një hadith por ti lexo më shumë se ndoshta zemra do të qetësohet e besimi do të forcohet më shumë.Allahu thotë në Kuranin Famëlartë : ” E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zeqatin. Kjo është feja e drejtë ” [surja Bejjine ajeti nr 5 sipas përkthimit te Hasan Nahi].

Ndërsa Profeti Muhammed s.a.s shprehet qartë në Hadithin Fisnik i cilësuar si “hadithi i nijetit” : << S’ka dyshim se ç’do punë ka qëllimin (motivin) e saj se pse kryet ,po ashtu s’ka dyshim se ç’do punë,vepër,adhurim që bën njeriu do të shpërblehet vetëm për atë ç’ka ka patur për qëllim …..(hadithi vazhdon)>> { Buhari :kapitulli fillimi i revelacionit ,hadithi nr 1} .

Tani ti i dashur kandidat pelegrin i viseve të shenjta puno dhe perpiqu vetë të kapësh frekuencat e sinqeritetit ashtu siç bën çdo ditë me namazin, sadakanë ,fitimin me djersën e ballit shkurt, siç bën me ç’do vepër të sinqertë!

E dyta i dashur Haxhi mëso një gjë se ,ç’do gjë si në ç’do proces jetësor ka mundimin,sakrificën ndoshta dhe lodhjen por , ti Haxhi këto mos i shih si elementë që të prishin haxhin! Jo, përkundrazi ato e bëjnë atë edhe më të vlefshëm dhe më të pranuar ama vetëm e vetëm nëse ti duron e kënaqesh me këto mundime që po të plotësojnë ty udhëtimin e jetës. Në arabisht do të thonë Sabër ! Bëj durim!

Pra haxhi , do behesh Muhlis(i sinqertë),Sabri (i durueshëm) dhe kështu bëhesh Haxhi (pelegrin ,mik i Allahut xh.sh). Populli turk ka një shprehje te bukur që kuptimi i saj ka përpuethshmëri me qasjen islame se si perceptohet vështiresia me mëshiren,ata thone: “Zahmette rahmet var” që do të thotë ; Aty ku ka mundim ka mëshirë” .Nëse do që me mëshirën e Allahut të trajtohesh ath dije se ç’do mundim që nga Tirana -Medineja e Shëndritshme- Meka Bujare- Tiranë janë që ti ,t’i kalosh me durim ! Allahu thotë në Kuranin Famëlartë ndër të tjerash: ” Allahu është me ata që bëjnë durim ” [surja El Bekare ,ajeti 153] ,ndërsa Profeti më Bujar Muhammedi s.a.s thotë në Hadithin Fisnik se : << Durimi tregohet kur merr goditjen e parë (të ndodhisë) >> Muslimi , kapitulli : ” Durimi në fatkeqësi në goditjen e pare ” , hadithi nr 926.

Pra ji i sinqertë dhe duro ! Haxh të mbarë e të pranuar dhe mëkate të falura!

Nga Klodian Tafani

Postime të ngashme

%d bloggers like this: