Hadithi Kudsi rreth furnizimit

Zoti jonë thotë: Allahu është shumë i dashur, i do robërit e Tij. Për këtë arsye thotë në Hadithin Kudsi, ku përcakton mënyrën e jetesës së besimtarëve. Thotë Allahu i Lartësuar: O bir i Ademit! Mos u frikëso prej atij që është i pushtetshëm, për sa kohë pushteti Im është i vazhdueshëm. Dhe pushteti Im nuk përfundon kurrë. O bir i Ademit! Mos u frikëso nga pakësimi i furnizimit, ndërkohë thesaret e Mia janë të mbushura dhe nuk harxhohen kurrë. O bir i Ademit të krijova ty për adhurim, prandaj mos luaj. E kam garantuar furnizimin tënd, prandaj mos u mundo. Mos e keqkuptoni këtë: Gjymtyrët duhet të lëvizin, ndërsa zemra duhet t’i mbështetet Zotit. Gjymtyrët punojnë dhe zemra i mbështetet Zotit. Të krijova ty për të më adhuruar Mua, prandaj mos luaj. Ta garantova ty furnizimin, prandaj mos u mundo. Pasha krenarinë dhe madhështinë Time! Nëse kënaqesh me furnizimin që kam përcaktuar për ty, e qetësoj trupin dhe zemrën tënde, dhe ti bëhesh i lavdëruar tek Unë. Nëse ti nuk kënaqesh me atë që kam përcaktuar për ty, pasha krenarinë dhe madhështinë Time! Ta lëshoj këtë botë mbi krye, që të vraposh pas furnizimit, ashtu siç vrapojnë edhe kafshët e egra. Por dije se do të arrish vetëm atë që Unë kam ndarë për ty. O bir i Ademit! Unë krijova qiejt dhe tokën pa u lodhur nga krijimi i tyre. A mos mendon se do të më lodhë Mua furnizimi që të çoj ty? O bir Ademit! Mos kërko prej Meje furnizimin e të nesërmes, ashtu sikurse Unë nuk kërkoj prej teje punën e të nesërmes. O bir i Ademit! Ti je i dashur për Mua, prandaj për hir të kësaj më duaj dhe ti Mua.

Muhamed M. esh-Sharâuî

YouTube player

Postime të ngashme

%d bloggers like this: