Çdokush mund të ketë një derë të hapur me Zotin!

Ahmed b. Hanbeli tregon: “Isha duke ecur në rrugë dhe papritur shikova një person, i cili plaçkiste njerëzit, por më vonë si për çudi, të njëjtin person e pashë në xhami duke u falur! Shkova pranë tij dhe i thashë: ‘Ajo punë që bëre, nuk i ka hije dikujt që vjen dhe falet në xhami. Allahu nuk e pranon namazin tuaj…’ Hajduti i pikëlluar më tha: ‘O imam, mes meje dhe Allahut ka shumë dyer të mbyllura dhe pata dëshirë që ta lë të paktën një derë të hapur!’

Pas disa muajsh shkova për të kryer Haxhin. Gjatë tavafit pashë dikë që ishte mbështetur në muret e Qabes dhe thoshte: ‘Jam penduar…Më mëshiro…Nuk do ta thyej më urdhrin Tënd…!’ Fillova të mendoja për këtë njeri dhe kur e shikova në fytyrë, njoha hajdutin që plaçkite njerëzit. Atëherë thashë me vete i habitur: ‘La një derë të hapur me Zotin dhe Ai ia hapi të gjitha dyert me Të!”

Mos mendo asnjëherë që i ke mbyllur të gjitha dyert mes teje dhe Zotit. Gjej një vepër tënden të mirë, kapu pas, fuqizohu dhe kërko të të hapen të gjitha dyert e tjera. Mëshira e Zotit është më e gjerë sesa mëkatet e gjithsecilit prej nesh.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: