Fuqia e pendesës

Pendimi ka një ndikim të fuqishëm te njeriu, ai sjell mëshirën e Allahut dhe sukses në veprimet tona.

Ne jemi të gabueshëm dhe vetëm me pendim të sinqertë, duke iu drejtuar Krijuesit me përpjekje e punë, mund t’i mënjanojmë gabimet tona. Vetëm Allahu është i pagabueshëm.

Është e sigurt se pendimi i thellë dhe i sinqertë zhduk mëkatin dhe sjell gëzim në zemrën e njeriut. Ne fitojmë impulse me fuqi të pakufishme për kapërcimin e pengesave në rrugën e drejtë drejt shpirtit të ndritshëm.

Me hapjen e zemrës në drejtim të pandashëm ndaj Allahut, njeriu i afrohet qëllimit më të shenjtë dhe më të lartë. Është me rëndësi të dimë dhe të mos harrojmë kurrë, se pendimi i sinqertë është pjesë e rëndësishme e vetedukimit.

Të gjithë njerëzit janë mëkatarë, e njerëzit më të mirë janë ata që sinqerisht pendohen, i kthehen Allahut dhe u shmangen mëkateve. Mëkati është fryt i veprës së djallit të mallkuar. Ai e hedh njeriun në fatkeqësi, e shpie në mallkim, zhduk nderin, autoritetin dhe dinjitetin e tij.

Mëkati krijon perde ndërmjet njeriut dhe Allahut, e largon njeriun nga mëshira dhe bekimi i Tij.

Postime të ngashme