Mbuloji të metat e njerëzve, që Zoti të mbulojë të metat e tua

Transmetohet se kur Musai (a.s) endej me hebrenjtë në shkretëtirë, kaploi një thatësirë e madhe. Musait iu shpall se shiu nuk binte për shkak të një mëkatari. Musai u tregoi njerëzve dhe priti që mëkatari të largohej.

Askush nuk lëvizi! Mëkatarit filluan t’i dilnin djersë, sepse e dinte se bëhej fjalë për të. Ose do të turpërohej përgjithmonë, ose do t’i linte njerëzit të vdisnin.

Ashtu në heshtje, me një sinqeritet të madh, që nuk e kishte ndier kurrë më parë dhe me lotët që i shkonin rrëke, ngre duart lart: “O Allah, më mëshiro! O Allah, m’i mbulo mëkatet! O Allah, më fal!”

Papritur retë u mblodhën dhe shiu filloi. Musai i tha Allahut: “O Allah, Ti na bekove me shi edhe pse mëkatari nuk e tregoi se kush është.” Allahu iu përgjigj: “O Musa, për shkak të pendimit të atij njeriu, Unë i bekova të gjithë hebrenjtë me ujë.”

Musai i kërkoi Allahut t’ia tregojë, por Ai i përgjigjet: “O Musa, Unë ia fsheha gjynahet për 40 vjet, a mendon se do t’ia nxjerr pasi u pendua?”

Postime të ngashme