Frika dhe shpresa në zemrën e besimtarit
“Duhet ta dini se shumica e keqbërësve dhe mëkatarëve mbështeten në Mëshirën, Faljen dhe Bujarinë e Allahut, duke neglizhuar dhe anashkaluar dënimin e Tij të ashpër.
[…] Të shpresosh të fitosh Mëshirën e Atij ndaj të cilin këmbëngul të jesh i pabindur, është një lloj tradhtie dhe marrëzie.”
– Imam Ibn El-Xheuzi (r.a.)
[Shqetësuesi i zemrave]
Ne po jetojmë në një kohë ku na ushqejnë me përkujtime të tepërta për mëshirën e Allahut dhe nganjëherë priremi të neglizhojmë përkujtuesit që futin frikën ndaj Allahut në zemrat tona. Mëshira dhe frika janë të dyja të nevojshme që zemra e besimtarit të qëndrojë e shëndoshë.