Formimi i Kalendarit Hixhri

Kur pasuritë e myslimanëve u shtuan së shumti, Hz. Omeri (r.a), asokohe kalif i myslimanëve, do t’ua ndante atë pasuri njerëzve në bazë të hershmërisë së tyre në Islam. Të parët që u jepej ishin ata që ishin kthyer në Islam më herët. Eventualisht, diçka e tillë kërkonte numërimin e viteve, e cila kërkonte një pikë fillimi. Para kësaj, ata nuk i numëronin vitet dhe as nuk kishin një muaj të parë.

Nisur nga kjo, Hz. Omeri i mblodhi sahabët dhe pas disa diskutimeve ranë dakord me mendimin e Hz. Aliut, i cili propozoi që viti i parë i numërimit të niste me Hixhretin, sepse që prej asaj kohe myslimanët do të kishin kontroll mbi çështjet e tyre.

Më pas Hz. Omeri shtroi pyetjen, se cili do të ishte muaji i parë? Hixhreti, ose migrimi i Profetit (a.s.) kishte ndodhur në muajin Rabiul Evvel, kështu që disa sugjeruan që të ishte ai. Disa propozuan të ishte Ramazani. Por, Hz. Osmani kishte një ide tjetër, të cilën do ta pëlqenin të gjithë. Ai tha, “Ne kryejmë Haxhin dhe rinovojmë librin e veprave tona kur kthehemi prej tij, kështu që le ta vendosim muajin Dhul Hixhxhe muajin e fundit të vitit dhe të fillojmë të freskët në Muharrem.” Ata ranë dakord për diçka të tillë.

Kështu ishte fillimi i kalendarit Islamik, i cili filloi me Hixhretin si Viti 1 dhe Muharremin si muajin e parë.

Çdo muaj ka 29 ose 30 ditë dhe viti ka gjithsej 354 ditë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: