Fjala e mirë është sadaka

Sipas asaj që transmetohet nga Ebu Hurejra r.a, Profeti s.a.s ka thënë:

“Fjala e mirë është sadaka (bamirësi).”[1]

Dihet se tipari më dallues i qenieve njerëzore është të folurit. Për këtë arsye njeriu është cilësuar nga disa dijetarë si “kafshë që flet”. Në mënyrë që ne t’i shpjegojmë njëri-tjetrit ndjenjat, mendimet dhe dëshirat tona në mënyrën më të lehtë dhe më të përsosur, Allahu xh.sh, i mësoi paraardhësit tonë Ademit a.s emrin e çdo gjëje e të çdo sendi dhe si rrjedhojë ai mësoi të fliste. Një person që ka mundësinë të flasë, e cila është një nga dhuratat më të mëdha hyjnore, duhet të falënderojë për këtë bekim hyjnor me diçka të llojit të tij, domethënë duke thënë fjalën e mirë. Fakti që Zoti ynë i Madhërishëm, i cili e njeh fjalën më të mirë dhe na e dërgoi atë si një dhuratë tjetër nëpërmjet Kuranit Famëlartë, dhe e konsideron atë sadaka, kjo është një tjetër nga begatitë e Tij të pafundme.

Mirësia e një personi përcaktohet duke dhënë diçka nga vetja. Sasia e asaj që jepet nuk është e rëndësishme. Në fakt, në një tjetër hadith thuhet se njeriu mund të mbrohet nga zjarri i xhehenemit edhe duke dhënë gjysmë hurme. Ajeti: “Kush ka bërë të mira sa një grimcë do të shpërblehet për të” [2] zbulon se asnjë vepër e mirë nuk duhet nënvlerësuar. Të thuash fjalë të bukura, po ashtu të japësh gjysmë hurme për hir të Allahut xh.sh, përsëri është një vepër që do të konsiderohet e pranueshme tek Allahu xh.sh.

Mësimet që nxirren nga ky hadith:

  1. Çdo vepër e mirë e bërë për hir të Allahut xh.sh është e vlefshme.
  2. Fakti që një veprim (ndihmë) shihet si e vogël dhe e parëndësishme, nuk e ul vlerën e saj.
  3. T’u thuash njerëzve fjalë të bukura dhe të ëmbla është një vepër që e pëlqen Allahu i Madhëruar.
  4. Nëse një person nuk është në gjendje të ofrojë ndihmën e kërkuar, ai duhet ta deklarojë këtë në mënyrë të sjellshme duke përzgjedhur fjalët e duhura.

 

[1] Buhari, Edeb 34, Xhihad 128

[2] Surja Zilzal, 7

Postime të ngashme