Me të vërtetë unë jam afër…

 

Allahu thotë në suren el-Bekare:

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيٌبٌ ۖ
E kur robërit e Mi të pyesin ty (o Muhammed) për Mua, unë jam afër. Unë i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai më thërret Mua. Pra, le të më përgjigjen Mua dhe le të më besojnë Mua, që të udhëzohen.
[El-Kur’an 2: 186] 

Kjo është një përgjigje ndaj një pyetjeje që iu bë Profetit (ﷺ) nga disa nga shokët e tij.Ata thanë: 

 “O i Dërguari i Allahut, a është Zoti ynë afër që ne të bisedojmë me Të në heshtje, apo Ai është i largët që t’i thërrasim me zë të lartë? Kështu Ai shpalli:  

Dhe kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua – me të vërtetë Unë jam afër” – sepse Ai është el-Rakib (Përgjigjësi) Shehid (Dëshmitar), i njohur me atë që është e fshehtë. Kështu është afër atij që i lutet, me përgjigje, dhe kështu Ai tha: “Unë i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai më thërret Mua”. 

Dhe lutja është dy llojesh: 1) lutja e adhurimit dhe 2) lutja e kërkesës.

Dhe afërsia është dy llojesh: 1) afërsia e diturisë së Tij ndaj çdo krijese të Tij, dhe 2) afërsia e përgjigjes së Tij, ndihma dhe dhënia e suksesit për robërit e Tij të devotshëm dhe ata që e thërrasin Atë. 

Pra, kushdo që i lutet Zotit të Tij me zemër të vëmendshme dhe me lutje të sinqertë, nuk ka asnjë forcë penguese që e pengon përgjigjen e lutjes. Sigurisht që Allahu i ka premtuar atij përgjigje. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur ai sjell shkaqet e përgjigjes ndaj një lutjeje, të cilat janë përgjigjja ndaj Allahut me respektimin e urdhrave dhe ndalesave të Tij – si në aspektin e fjalës dhe të veprimit -, iman tek Ai në domosdoshmërinë e përgjigjes. Për këtë arsye Ai tha: “Pra, le të më përgjigjen Mua dhe le të më besojnë Mua që të mund të udhëzohen.” 

Postime të ngashme