Falënderimi është çelësi i lumturisë
Mos u trishto. Ne nuk mund të kontrollojmë gjithçka që na ndodh, por MUND të kontrollojmë mënyrën se si reagojmë. Ne mund të përvetësojmë një qëndrim mirënjohjeje, në vend që të ndalemi në atë që nuk kemi.
Mirënjohja (shukr) ndihmon në rritjen e bekimeve tona.
Allahu thotë: “Dhe (mbani mend) kur Zoti juaj shpalli:‘ Nëse falënderoni, Unë do t’ju jap më shumë (nga Bekimet e Mia); por nëse jeni mosmirënjohës, ndëshkimi Im është vërtet i rëndë.” [Kuran 14: 7]
Kur ndihemi të trishtuar, duhet të kujtojmë se misioni kryesor i Shejtanit është t’i bëjë qeniet njerëzore mosmirënjohëse ndaj Zotit të tyre.
Ibn El Kajjim ka thënë: Hidhërimi dobëson zemrën, vendosmërinë dhe vullnetin. Asgjë nuk është më e dashur për Shejtanin sesa një besimtar i trishtuar.
Allahu gjithashtu thotë: “Dhe nëse ju vjen një pëshpëritje e keqe nga shejtani, atëherë kërkoni strehim tek Allahu. Me të vërtetë, Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.” [Kuran 7: 200]