Çfarë të mbjellësh, do të korrësh 

 

Është një ligj i natyrës që çfarëdo veprimi që bëjmë në këtë botë, ka gjithmonë një reagim. Nëse bëjmë mirë, do të fitojmë një shpërblim të mirë. Nëse bëjmë keq, në fund duhet të presim një rezultat të keq. “Çfarë mbjell, korr” është një thënie popullore. Në këtë temë na ka udhëzuar edhe Kurani Famëlartë. Aty thuhet: “Nëse bëni mirë, i bëni mirë vetes. Nëse bëni keq, i bëni keq vetes.”(Kur’ani: Kaptina 17, Ajeti 7)

Një nga shokët e profetit Muhamed (s.a.s) e donte shumë këtë ajet të Kuranit. Ai e recitonte me zë të lartë dhe në mënyrë të përsëritur kudo që shkonte. Një grua hebreje që e kishte dëgjuar një herë, donte t’i provonte se kishte gabim dhe kështu ta bënte atë të papëlqyeshëm në mesin e popullit të tij. Ajo përgatiti një komplot kundër tij.  

Ajo përgatiti disa ëmbëlsira të përziera me helm dhe ia dërgoi si dhuratë. Kur i mori, ai doli  jashtë qytetit. Rrugës ai takoi dy burra që po ktheheshin në shtëpi nga një udhëtim i gjatë. Ata dukeshin të lodhur dhe të uritur, ndaj mendoi t’u bënte një të mirë. Ai u ofroi atyre ëmbëlsirat. Natyrisht, ai nuk ishte në dijeni se ato ishin përzier fshehurazi me helm. Sapo dy udhëtarët morën dhe hëngrën ëmbëlsirat, ata u rrëzuan dhe vdiqën. 

Kur lajmi për vdekjen e tyre arriti në Medine, qyteti ku banonte Profeti a.s, burri u arrestua. Ai u soll para Profetit dhe ai tregoi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Gruaja hebreje që kishte përzier helmin me ëmbëlsirat u soll gjithashtu në oborrin e Profetit s.a.s. Ajo mbeti e shtangur kur pa dy trupat e pajetë të udhëtarëve atje. Ata në fakt rezultuan se ishin dy djemtë e saj që ishin larguar në një udhëtim. Ajo e pranoi qëllimin e saj të keq para Profetit dhe të gjithë njerëzve të pranishëm. Mjerisht, helmi që ajo kishte përzier në ëmbëlsirat për të vrarë shokun e Profetit,  kishte vrarë dy djemtë e saj.

Çfarë shembulli  i një reagimi tragjik ndaj një veprimi të keq. Tregon se si dikush korr atë që mbjell.“Bëj siç do të të bëhej” janë fjalë të urta nga njerëzit e ditur dhe të mençur të së shkuarës. Ata na mësojnë t’u bëjmë mirë të tjerëve në të njëjtën mënyrë si ne duam që të tjerët të na bëjnë mirë neve. 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: