Ekzistenca e shpirtit, engjëllit, djallit dhe xhindit

Të gjitha argumentet që vërtetojnë se Kurani është fjala e Allahut dhe të gjitha provat që dëftojnë profetësinë e profetit Mu­hamed (s.a.s.), janë, në të njëjtën kohë, argumente dhe prova të ekzistencës së shpirtit, engjëllit, djallit dhe xhindit. Ai që nuk mundet t’i mohojë të parët, nuk mund t’i mohojë as këta sepse tema e këtyre krijesave është marrë dhe trajtuar, me raste të ndryshme, edhe në Kuran, edhe në fjalët e bekuara të Profetit dhe ekzistenca e tyre është dëftuar dhe miratuar nga ata vetë. Ja, me të tilla argumente të shëndosha e të përgjithësuara mbështetet çështja e shpirtit, engjëllit dhe djallit.

Edhe sikur të mos ketë argument tjetër lidhur me ekzistencën e engjëjve, xhindeve dhe Shejtanit, si kreu i xhindeve, Profeti dhe Kurani mjaftojnë si argument, siç mjaftojnë edhe për shu­më tema dhe çështje të tjera, sepse ka pesëmbëdhjetë shekuj që jo vetëm që s’është përgënjeshtruar qoftë edhe një fjalë e Kuranit dhe Profetit, por as nuk është parashtruar e kundërta e tyre. Sa ligje shkencore të pranuara si të vërteta të pakundër­shtueshme të jenë gjetur dhe sa zbulime të jenë bërë, pothuaj të gjitha ndodhen në Kuran si përmbledhje ose esenca dhe janë lajmëruar prej tij pesëmbëdhjetë shekuj më parë. Në këto kushte, themi se ekzistenca e engjëjve dhe xhindeve është e for­mës së prerë si dhe ekzistenca jonë dhe kategorike si karakteri kategorik i vërtetësisë së Kuranit dhe Profetit. Ata që nuk besojnë dhe bien në mohim, bien në këtë gjendje të çuditshme dhe të pakuptueshme si pasojë e mendjemadhësisë, krenarisë, kryeneçësisë, paragjykimit si dhe armiqësisë ndaj Kuranit dhe Islamit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: