Njeriu nuk mjaftohet duke thënë “s’është” për atë që s’e sheh
Shikimi i njeriut është shumë i kufizuar në raport me ekzistencën e përgjithshme. Prandaj njeriu nuk mund të mjaftohet duke thënë “s’është” për atë që s’e sheh. Sa shumë gjëra ka që, megjithëse e dimë që ekzistojnë, nuk mund t’i shohim. Mosshikimi nuk përbën shkak për mosekzistencë. Shumë çështje që gjer dje ishin të panjohura për ne, sot, më në fund, janë të njohura e të zakonshme. Meqë gjërat që dimë kanë hapur portën për të ditur shumë gjëra që s’i dimë, ne jemi të detyruar t’i kërkojmë ato.