Edhe mëngjesi ka Pronarin e tij

Një mbret urdhëron farkëtarin e tij të prodhojë 1000 gozhdë brenda një dite, nëse nuk do t’i bënte gati deri të nesërmen në mëngjes, do të dënohej me varje. Farkëtari edhe pse e dinte mirë që nuk mund të bëheshin 1000 gozhdë brenda një ditë, i përvishet punës pa asnjë lloj shqetësimi. Kur të afërmit e tij qanin për të, ai vazhdonte nga puna, pasi ndryshe nga ta, ai nuk gjente kohë për të qarë. Gjithmonë u bënte të ditur familjes dhe të afërmve të tij duke u thënë se: “edhe mëngjesi ka Pronarin e tij”.

Në agim një person nga pallati mbretëror po vinte me të nxituar drejt shtëpisë së farkëtarit. Me të parë personin familja fillojnë të qajnë edhe më shumë.

Personi i cili erdhi nga pallati mbretëror i drejtohet farkëtarit: Më jep të gjitha gozhdët që ke përgatitur, sepse mbreti vdiq dhe do të na duhet t’i përdorim për arkivolin e tij…

Përshtati: Marius Tafani

Postime të ngashme

%d bloggers like this: