Dy fjalë mbi jetën e Hz. Xhuvejrie r.a

Kush ishte Hz. Xhuvejrie r.a?

– Quhet Xhuvejrie Bintu El-Harith. Fillimisht e ka pasur emrin Berra, por Profeti s.a.s ia ka ndërruar emrin dhe ka quajtur Xhuvejrie.

– Para se të martohej me Profetin s.a.s, ajo ka qenë e martuar me Musafi Safvan, i cili ka vdekur jobesimtar.

– Është zënë rob në luftën e myslimanëve kundër çifutëve të Beni Mustalikut.

– Ka qenë një grua e bukur dhe e ëmbël. Allahu shpëtoi për shkak të saj 100 vetë nga Beni Mustalikët.

– Tre net para se të mbërrinte Profeti s.a.s në Medine, ajo pa në ëndërr një hënë që ishte nisur nga Jethribi drejt e në prehrin e saj. Nuk pëlqeu t’ua tregonte të tjerëve këtë ëndërr dhe më vonë u martua me Profetin s.a.s.

– Ndërroi jetë në vitin 50 të Hixhretit në moshën 70 vjeçare. Namazin e xhenazes së saj e fali Mervan Bin El Hakem, prijësi i Medines.

– Xhuvejrie Bintu El-Harith shquhej për ibadetin e saj. Ajo e kujtonte shpesh Zotin e Madhërishëm.

– Ka transmetuar nga Profeti s.a.s 7 hadithe.

 

Postime të ngashme