Dy amanetet e Profetit Muhamed s.a.s.
Dy amanetet më të rëndësishme për të cilat besimtari duhet të kujdeset janë amanetet e të Dërguarit të Allahut s.a.s. Profeti Muhamed s.a.s dhe Kur’ani, i cili iu shfaq botës nga zemra e tij, janë dy burimet më të rëndësishme të dritës për njerëzimin. I Dërguari i Allahut s.a.s ka thënë:
“Po ju lë dy amanete të rëndësishme që nuk do t’i humbisni pas meje nëse kapeni fort pas tyre. Njëra është më e madhe se tjetra. I pari është Libri i Allahut, Kur’ani, i cili është si një litar i fortë i shtrirë nga qielli në tokë. Ndërsa amaneti tjetër është familja ime, Ehl-i Bejti im. Kur’ani dhe Ehli Bejti im janë të pandarë nga njëri-tjetri derisa të më takojnë pranë Pellgut në Xhenet. Kujdes si i trajtoni ata të dy pas meje!”[1]
I vetmi libër që bën të njohura të panjohurat e rrugëtimit të jetës, zgjidh pyetjet e saj, ndriçon errësirën e saj dhe përmban prova të kënaqshme për mendjen dhe zemrën në çdo aspekt është Kur’ani.
Kur’ani, i cili tregon rrugën për të arritur paqen e përjetshme dhe shpall gjuhën e tokës dhe të qiejve, është një libër hyjnor që i është dërguar Profetit Muhamed s.a.s për t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë.
[1] Tirmidhi, Menakib, 31/3788