Dy fjalë mbi jetën e Hz. Ummu Habibe r.a

Kush ishte Hz. Ummu Habibe r.a?

– Para se të martohej me Profetin s.a.s, Ummu Habibja ka qenë e martuar me Ubejdullah Bin Xhahshin, me të cilin kishte lindur një vajzë me emrin Habibe.

– Emigroi me bashkëshortin e saj në Etiopi për herën e dytë. Atje burri i saj la fenë islame dhe pranoi krishterimin, qëndroi atje dhe vdiq i krishterë. Ajo u mundua ta bindte të shoqin të kthehej sërish në Islam, por ai nuk pranoi, e veç kësaj, këmbënguli që dhe e shoqja të bëhej e krishtere. Ummu Habibja u tregua e vendosur për fenë e saj dhe nuk e braktisi kurrë atë.

– Kur mori vesh këtë lajm, Profeti s.a.s dërgoi fjalë te Nexhashiu, mbreti i Etiopisë së atëhershme, që të martohej me Ummu Habiben. Ai ashtu bëri dhe ajo pranoi.

– Ne atë kohë quhej Habeshe.

– Nexhashiu pagoi për të një mehër prej 400 dinarësh.

– Ummu Habibja ndërroi jetë në vitin 44 pas Hixhretit në kohën e kalifit Muavije.

– Aisheja r.a tregon dhe thotë: “Në momentet e vdekjes Ummu Habibja më ftoi dhe më kërkoi hallallëkun për gjithçka”. Kjo gjë e gëzoi shumë Aishen dhe ia tregoi më pas Ummu Selemes.

– Ummu Habibja ka transmetuar nga Profeti s.a.s hadithin: “Kush fal 12 rekate (sunnete) në një ditë dhe një natë, do t’i ndërtohet një shtëpi në Xhennet “. Ummu Habibja tregon se kur ka dëgjuar këtë hadith nga Profeti s.a.s, nuk i ka lënë kurrë pa i falur ato rekate.

– Ka transmetuar nga Profeti s.a.s 65 hadithe.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: