Dy fjalë mbi jetën e Hz. Safije r.a
Kush ishte Hz. Safije r.a?
– Emri i saj është Safije Bintu Hujej. Babai i saj ishte prijësi i fisit hebre Beni Nadir. Ata ishin prej pasardhësve të Profetit të Allahut, Harunit të birit të Imranit, vëllait të Musait a.s.
– Para se të martohej me Profetin s.a.s, Safija r.a ka qenë e martuar me një poet me emrin Kenane Bin El-Rabia, i cili u vra në luftën e Hajberit. Safija r.a nuk ka pasur fëmijë me të.
– Profeti s.a.s u martua me të, kur ajo ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe. Ajo ishte nga robëreshat e Hajberit e më vonë Profeti s.a.s e liroi dhe u martua me të.
– Safija r.a ndërroi jetë në Ramazan të vitit 50 pas emigrimit dhe u varros në El-Baki.
– Ajo ishte shumë bujare dhe tepër e sinqertë.
– Ka transmetuar nga Profeti s.a.s 10 hadithe.