DURIMI- Mësime nga jeta e profetëve

Jeta është plot sfida dhe askush nuk është i lirë nga vështirësitë. Edhe profetët dhe të dërguarit u sprovuan me sprova dhe mundime si humbja e pasurisë, shëndetit dhe njerëzve të dashur. Historia e qëndrueshmërisë, këmbënguljes dhe durimit të Profetit Ejub në trajtimin e mundimeve është një nga historitë e shumta të regjistruara në Kuran. Ai ishte një shërbëtor i drejtë dhe njeri i respektuar, i cili ishte bekuar me begati dhe pasuri të panumërta, por më pas u godit nga vuajtjet dhe sëmundjet e mëdha për një periudhë të gjatë kohore dhe humbi familjen, përveç gruas së tij. Sëmundja e tij ishte aq e rëndë sa që asnjë gjymtyrë nuk ishte e pastër nga sëmundja, përveç gjuhës dhe zemrës së tij, me të cilat ai vazhdimisht përmendte Allahun. Jo vetëm që nuk ankohej apo refuzonte fatin e tij, Profeti Ejub lavdëronte dhe adhuronte Zotin e tij, duke u lutur dhe duke bërë dua vazhdimisht, me atë që i mbetej nga forca e tij.

Një ditë, gruaja e tij e pyeti pse ai nuk u lut për të lehtësuar sëmundjen e tij. Përgjigjja e profetit ishte: Kam jetuar shtatëdhjetë vjet në begati dhe shëndet, pse të mos bëj durim për hir të Allahut po shtatëdhjetë vjet.”

Pasi iu drejtua Allahut dhe iu lut Atij me zjarr, thirrja e tij iu përgjigj. Si rezultat i gjithë këmbënguljes dhe qëndrueshmërisë së tij, profeti u bekua edhe një herë me furnizim nga Allahu. Së bashku me shëndetin e tij iu rikthyen pasuria dhe fëmijët dhe iu dha akoma dhe më shumë.

Kur jemi të preokupuar me jetën e kësaj bote dhe të rrethuar nga gjëra të mira, ka të ngjarë t’i kushtojmë më pak kohë dhe vëmendje jetës sonë shpirtërore. Përballë sprovave dhe mundimeve, ne duhet të përpiqemi maksimalisht për të duruar dhe ngulmuar. Këto dy janë zakone të shkëlqyera që ne mund të përpiqemi t’i rrënjosim çdo ditë. Nuk ka asgjë mbi të cilën bie durimi, përveç asaj që është e bukur, prandaj kini besim tek Allahu sepse ai ka planet më të mira për ju.  

Postime të ngashme

%d bloggers like this: