Kafshata e fituar në haram

Zejd ibn Erkami ka thënë: “Ebu Bekr Sidiku r.a. ka pasur një shërbëtor i cili për çdo natë, hipur në mushkë, i ka sjellë ushqim për të ngrënë. Ebu Bekri r.a nuk ka dashur ta provojë ushqimin pa e pyetur atë se si e ka fituar. Një herë djaloshi e solli ushqimin dhe Ebu Bekri r.a filloi të hajë pa pyetur se si e ka fituar.

Djaloshi i tha: “Gjithmonë më ke pyetur se si e kam fituar ushqimin dhe prej nga po ta sjell, ndërsa sonte nuk më pyete për një gjë të tillë’.

Ebu Bekri r.a i tha: ‘Mjerë për ty, uria më mashtroi, prandaj edhe nuk të pyeta. Më thuaj se si e ke fituar?’

Djaloshi tha: ‘I kam shëruar njerëzit nga magjia, qysh në kohën e xhahilijetit dhe më kanë premtuar se do të më shpërblejnë. Sot ata kishin një gëzim dhe unë ua përkujtova premtimin e dhënë. Ata ma dhanë këtë ushqim që unë ta solla.”

Kur e dëgjoi këtë Ebu Bekri r.a u mundua shumë që, me anë të vjelljes, ta nxjerrë atë kafshatë që e hëngri. E ndryshoi ngjyrën e fytyrës dhe krejtësisht u nxi, por nuk arriti që ta vjellë. Kur e panë ata që ishin rreth tij se sa po mundohet dhe sa shumë po vuan, i thanë që të marrë dhe të pijë ujë, e kështu më lehtë do të vjellë. Ai e mori një ibrik ujë dhe e piu, e pastaj u mundua sërish të vjellë. Ai me mundim e volli të gjithë derisa e nxori atë kafshatë prej barkut.

Të pranishmit e pyetën: ‘Vallë, a i gjithë ky mundim për shkak të kësaj kafshate të vogël?!’

Ai tha: ‘E kam dëgjuar të Dërguarin s.a.s. duke thënë: Allahu e ka ndaluar Xhennetin për çdo trup që është ushqyer ose që ushqehet me haram.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: