Disa perla profetike…
“Myslimani është vëlla i myslimanit, nuk i bën atij padrejtësi dhe as nuk e lë në baltë. Atij që i ndihmon vëllait të vet që t’i kalojë vështirësitë dhe t’i plotësojë nevojat e veta, Allahu do t’ia plotësojë dëshirat dhe do t’ia largojë vështirësitë. Atij që ia lehtëson myslimanit ndonjë vështirësi, Allahu do t’ia largojë vështirësitë në Ditën e Gjykimit. Atij që ia mbulon myslimanit ndonjë turp, Allahu do t’ia mbulojë turpin e tij në Ditën e Gjykimit.”
“Kush tregon apo e udhëzon dikë në të mirë, do të ketë shpërblim aq sa edhe ai që e kryen atë.”
“Kush nuk tregon mëshirë ndaj të tjerëve, s’do të tregohet mëshirë asaj ndaj atij.”