Disa perla profetike…
“Vërtet Allahu nuk shikon në trupat dhe as në fizionomitë tuaja, por shikon në zemrat dhe në punët tuaja.”
“Çfarëdo që e godet myslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarit e një gjembi; me secilën prej këtyre Allahu ia shlyen mëkatet atij.”
“Largohu prej gjithçka që është e dyshimtë dhe përmbaju asaj që nuk është e dyshimtë. Vërtet sinqeriteti në besim është siguri, kurse gënjeshtra është dyshim.”
“Shenjë e islamit të mirë të njeriut është largimi nga ajo që nuk i intereson.”