Dita e tetëmbëdhjetë e Ramazanit

Ajeti i ditës

Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.

(Kuran: 3;14)

 

Hadithi i ditës

Kur dërgohet  në varrin e tij, një person i vdekur pasohet nga tre gjera, dy prej të cilave kthehen (pas varrosjes së tij) dhe një mbetet me të: i afërmi i tij, pasuria dhe veprat e tij pasojnë atë, të afërmit dhe pasuritë e tij kthehen prapa ndërsa veprat e tij mbeten me të.

[ Buhariu]

 

Veprat e ditës

Ndajeni duanë më poshtë me një anëtar të familjes ose një mik dhe inkurajoni që ta përsërisin  atë çdo ditë. Kush mëson disa njohuri do të ketë shpërblimin e atij që vepron mbi të, pa  zvogëluar nga shpërblimi i tij në më të vogël.

[ ibn Maxheh]

 

Duaja e ditës

O rrotullues i   zemrave , ma përforco zemrën time në fenë tënde .

[ Tirmidhi ]

Postime të ngashme

%d bloggers like this: