Dëmet e mëdha të imoralitetit

“Një tjetër prej efekteve negative të imoralitetit është se ai çon në ndërprerjen e lidhjeve farefisnore, mosbindjen ndaj prindërve, fitimet haram, keqtrajtimin e të tjerëve, neglizhimin e gruas dhe fëmijëve, madje mund të bëjë që një person të derdhë gjak në mënyrë të paligjshme.

Ai mund të kërkojë ndihmë për të kryer imoralitet me anë të rrugëve të ndryshme, të cilat rrezikojnë besimin e tij. Vepruesi i kësaj vepre të keqe mund ose nuk mund ta dijë se ky mëkat, në mënyrë të pashmangshme përfshin mëkatet e tjera të kryera më parë ose krahas tij. Kjo rrugë i hap derën edhe shumë gjynaheve të tjera të mëdha përgjatë saj.

(Zinaja) Ajo është e rrethuar nga një mori mëkatesh të tjera që vijnë para dhe pas. Ka shumë të ngjarë të sjellë të keqen në këtë botë dhe në ahiret, dhe ka më shumë gjasa të parandalojë të mirën në këtë botë dhe në ahiret.

Nëse një person bie në kurthet dhe në grackën e mosnjohjes së kufijve, do të jetë e vështirë për njerëzit e sinqertë ta shpëtojnë atë dhe për mjekët ta trajtojnë atë; i burgosuri i këtij mëkati nuk mund të shpengohet lehtë dhe viktima e tij nuk mund të shpëtohet. Ajo gjithashtu çon në humbjen e bekimeve. Nëse një person bie në këtë grackë, le t’i japë lamtumirën bekimeve të Allahut, sepse bekimet mund të largohen lehtësisht nga një person dhe të zhduken. ”

 

Postime të ngashme