Zakonet e mira apo të këqija i marrim nga ata me të cilët shoqërohemi
Kujdes nga shoqërimi i njerëzve që e bëjnë këtë botë qëllimin e tyre përfundimtar. Sufjan Theuriu e këshilloi Ali ibn Hasan Sulemiun në këtë formë:
“Shoku juaj duhet të jetë ai që ju pengon të preokupoheni jashtë mase me gjërat e jetës së kësaj bote, të cilat nëse i bëni do t’ju largojnë nga Allahu. Shoku i mirë do t’ju bëjë ta dëshironi dhe të punoni për Ahiretin.
Kujdes nga shoqërimi i njerëzve që e bëjnë këtë botë qëllimin e tyre përfundimtar, ata që janë të përfshirë në të folurit për jetën e kësaj bote; me të vërtetë ata do të prishin fenë tuaj dhe zemrën tuaj.
Kujtoje shumë vdekjen dhe kërko shumë falje nga ajo që ka kaluar nga mëkatet e tua dhe kërkoji Allahut siguri për atë që mbetet nga jeta jote.”
[Hiljetul Evlija, Vol. 7 Fq. 82]
Shumica e njerëzve qëndrojnë të mbërthyer në zakonet e tyre të këqija dhe në një vorbull të marrjes së vendimeve të këqija, sepse nuk ndryshojnë shoqërinë e tyre. Ata që janë mjaft të guximshëm për të zgjedhur shoqërinë më të mirë, do të shohin një mirësi dhe ndryshim të pacaktuar në jetën e tyre.
“Nuk ka asgjë më të dobishme për zemrën e një myslimani, sesa të përzihet me të drejtët dhe të shikojë veprimet e tyre, ndërsa asgjë nuk është më e dëmshme për zemrën, sesa përzierja me mëkatarët dhe shikimi i veprimeve të tyre.”
– Ahmed Ibn Harb رحمه الله
[El-Bejhaki, El-Zuhd El-Kebir, f.100]
❝ Shoqëria me njerëzit e mirë çon në njohuri të dobishme, sjellje të virtytshme dhe vepra të drejta, ndërsa shoqëria me njerëzit e këqij e pengon njeriun nga e gjithë kjo.❞
-Imam Es-Sa’di (rahimehullah)
“Bahxhetul-Ebraar” fq. 226.